*Aksesorë për Zyrën*
Transformoni ambientin tuaj të punës me gamën tonë të gjerë të aksesorëve për zyrë, të cilët ofrojnë funksionalitet dhe estetikë. Çdo produkt është i dizajnuar për t’ju ndihmuar të organizoni punën me lehtësi dhe efikasitet.
Makina Kapëse dhe Pajisje për Zyrë
Makina kapëse të forta dhe të qëndrueshme për çdo projekt organizimi. Zgjidhni nga makinat kapëse standarde, ato me kapacitet të lartë.
Mbajtës Kancelarie dhe Organizues Tavoline
Mbani çdo gjë në vendin e duhur me mbajtësit tanë praktikë për stilolapsa, lapsa, dhe dokumente. Organizuesit tanë të tavolinës janë të dizajnuar për të kursyer hapësirë dhe për të pasur nje pamje estetike në ambientin e punës.
Stilolapsa, Lapsa dhe Pajisje Shkrimi
Gama jonë përfshin stilolapsa te thjeshte dhe cilësore, lapsa, evidenciator dhe korrigjues për çdo nevojë shkrimi dhe korrigjimi.
Makina Llogaritëse
Makina llogaritëse të lehta për t’u përdorur. Zgjidhni nga opsionet me funksione bazë apo të avancuara, ideale për bizneset dhe kontabilistët.
Letër dhe Produkte të Nevojshme për Printim
Nga letra standarde A4 dhe A3 deri te letra me cilësi të lartë për projekte speciale. Gjithashtu, ofrojmë blloqe shënimesh, fletore, axhenda për mbajtjen e ideve dhe detyrave në rend të ditës.
Zgjidhje për Ruajtje dhe Organizim
Kosha dhe dosje për dokumente, dosje per magazinimin e dokumentave dhe produkte që ndihmojnë në ruajtjen dhe renditjen e të gjitha materialeve të zyrës. Përshtateni hapësirën tuaj sipas nevojave.